Ushtria ukrainase ka njoftuar se ka rrëzuar 48 nga 79 dronë dhe dy raketa të lëshuara nga Rusia gjatë natës.
Forcat ajrore thanë se vendndodhja e 30 dronëve të tjerë nuk dihet, ndërsa një tjetër ishte kthyer në Rusi.
Bëhet e ditur se një sulm me bomba ajrore në Kharkiv plagosi dy persona dhe dëmtoi tre ndërtesa.
Ndërsa një tjetër në rajonin verilindor të Summy dëmtoi një pikë karburanti, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, së fundmi marinsat e ushtrisë ukrainase kanë postuar një video të parandalimit të sulmit rus në Kursk të Rusisë.
Ishte Brigada e 36 e motorizuar e ukrainasve, që ndërmori një aksion në territorin rus.
Në videon e filmuar nga ajri me dron, shihet momentin kur autoblinda që transportonte ushtarët rusë goditet direkt dhe hidhet në erë.
Nga kjo goditje precize, autoblinda shkatërrohet plotësisht, madje pjesa e sipërme fluturon dhjetëra metra në ajër.
Disa sekonda më vonë shihen trupat ruse të shtrirë në tokë, ku me gjasë shumica prej tyre e kishin pësuar me jetë. /Telegrafi/