Kryetarja e Lëvizjes Qytetare Evropiane (LQE), Gjyla Çeliku me një postim në rrjetet sociale ka alarmuar se Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) i ka “vjedhur” logon e partisë, dhe të njëjtën e përdorë në kuadër të takimeve me strukturat partiake me moton “Me popullin”, informon PressOnline.al
“Të kishit vjedhur kauzën dhe idealin e LQE-së Levizja Qytetare Evropiane do ju arsyetoja dhe s’do bëja zë, por VJEDHJA E LOGOS është turpi i radhës për ju! Edhe kjo s’kishte ndodhur në politikën e Maqedonisë së Veriut, por ja që ndodhi…
Mjerim”, reagon Çeliku.