Për të tretën herë është shtyrë rigjykimi për spitalin modular në Tetovë pasi Gjykata e Apelit në Gostivar e ktheu në rigjykim pas seancës publike në prill të vitit 2024 dhe pas vendimit fillestar më 5 qershor 2023. Sot seanca është shtyrë pasi ka munguar gjykatësi Jordan Velkovski, ndërsa gjykatësja që e ka zëvendësuar atë e ka caktuar seancën e radhës më datë 15 janar 2025 në orën 10.
Tentimi i parë për rigjykim ka qenë më 26 qershor 2024, kështu që është shtyrë për më 25 shtator, kur gjithashtu nuk u mbajt seancë publike.