LajmeMaqedoni

Ademi për VLEN-in: I mashtroi shqiptarët, nuk e mbylli asnjë kazino, përkundrazi çdo ditë po hapen të reja

Arbër Ademi nga Bashkimi Demokratik për Integrim tha se, VLEN është vënë në shërbim të kompanisë private serbo-bulgare dhe drejtorit të Lotarisë Aleksandar Klimovskit dhe shtoi se, çdo ditë po i mashtrojnë qytetarët se janë mbyllur kazinot ku në fakt ato çdo ditë po happen të reja.

“Bashkimi Demokratik për Integrim dje shpalosi të dhëna skandaloze për krimin më të madh në dekadën e fundit nëpërmjet të keqpërdorimit dhe shfrytëzimit të institucioneve. Dje zbuluam që monopoli i bixhozit në shtet i kontrolluar nga kompania private serbo-bulgare e ka financuar drejtorin e ri të Lotarisë Klimovski me mbi 140.000€, ndërsa për vete kanë fituar mbi 100 milion Euro në kurriz të shtetit dhe qytetarëve.  Këtë përfitim, kompania e preferuar serbo-bulgare e Izet Mexhitit dhe Arben Taravarit, e ka arritur me një Kontratë tërësisht joligjore. Vredi dhe Izet Mexhiti bashkë me Arben Taravarin janë vënë në shërbim të plotë monopolit të kompanisë private serbo-bulgare dhe drejtorit të Lotarisë Aleksandar Klimovskit në industrinë e bixhozit sepse financohen nga paratë e tyre.  Vredi i mashtroi shqiptarët, emëroi Amet Miftarin zëvendës drejtor në Lotari, nuk e mbylli asnjë kazino, bastore, slot klube, as edhe online lojërat e fatit, votoi kundër mbylljes së tyre në Kuvend dy herë rradhazi dhe vazhdon ti shërbejë verbërisht industrisë së bixhozit”, tha Ademi.

 

Show More

Related Articles

Back to top button