GostivarLajme

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar fillon turin e takimeve me banorët e Gostivarit

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, të martën filloi turin e takimeve me banorët e Gostivarit, me qëllim për të qenë në kontakt të vazhdueshëm e të drejtpërdrejt për sfidat që na presin në periudhën në vazhdim.

“Filluam sonte nga fshatrat e malësisë Padalisht dhe Sërmnovë, takimet me strukturat dhe banorët e këtyre fshatrave si fillim për ti falemnderuar për besimin që na e dhanë në zgjedhjet e fundit presidenciale dhe parlamentare, nga ku Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Fronti Europian dolën fitues absolut të zgjedhjeve si në nivel të shtetit ashtu edhe në Gostivar”, u shpreh kryetari i degës, z. Valdet Xhaferi.

Këto takime organizohen me qëllim që të bashkëbisedojmë dhe për të dëgjuar mendimet dhe sygjerimet e sovranit.

Takimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në çdo lagje e fshat të Gostivarit, dhe do të përmbyllen me tubimin masiv bashkë me liderin e BDI-së, z. Ali Ahmeti në qytetin e Gostivarit.

Show More

Related Articles

Back to top button