Donald Trump është drejt zyrtarizimit si kreu i Shtëpisë së Bardhë, presidenti i 47-të i Shteteve të bashkuara të Amerikës.
Ai ka falenderuar të gjithë ata që e mbështetën në këtë rrugëtim zgjedhor, teksa u shfaq në Florida, për të bërë fjalimin e shumëpritur nga ai.
Trump nuk la pa përmendur planin e ekonomisë, përfshirë edhe emigrantët, për të cilët mbajti të njëjtin qëndrim.
Krah tij ishte edhe familja, përfshirë JD Vance, të cilin e prezantoi si zëvëndëspresident i SHBA-së.