GostivarLajme

KËSHILLI GJYQËSOR ZGJODHI DY GJYQTARË TË RINJ NË GJYKATËN E APELIT NË GOSTIVAR

Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme të 504-të zgjodhi Jetmir Hamzain dhe Abdulla Azarin për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit – Gostivar për sferën civile.

Anëtari i Këshillit Gjyqësor, Hanif Zendeli informoi se pesë kandidatët në listën e kandidatëve për përzgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit – Gostivar i plotësojnë kushtet në pajtim me ligjin. I pari në listën e kandidatëve me 72,6 pikë është gjyqtari Jetmir Hamzai nga GJTH – Gostivar, i dyti është gjyqtari Abdullah Azari nga GJTH – Tetovë me 70,5 pikë.

Shumicën e nevojshme të votave nga Këshilli Gjyqësor e morën gjyqtarët Jetmir Hamzai dhe Abdullah Azari – të dy me 13 vota “pro” dhe pesë vota nga anëtarët e bashkësive.

Të gjithë anëtarët e Këshillit Gjyqësor, në pajtim me rekomandimet për transparencë nga Misioni vlerësues, pas votimit e kanë sqaruar zgjedhjen e tyre.

Show More

Related Articles

Back to top button