LajmeSport

Merkato, Atalanta futet në garë me Juventusin për firmën e Zhegrovës

Nuk është vetëm Juventusi skuadra që kërkon shërbimet e Edon Zhegrovës. Edhe pse bardhezinjtë e Juventusit po përfliten shumë për të afruar talentin e përfaqësueses së Kosovës, në luftë për të është edhe Atalanta.

Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, bergamaskët e shohin Zhegerovën si zëvendësuesin ideal të Ademola Lukmanit. Ky i fundit me shumë mundësi do të transferohet te PSG-ja duke lënë një vakancë të madhe te Atalanta.

Zhegrova sipas drejtuesve bergamaskë i ka të gjitha karakteristikat e nevojshme që të zëvendësojë Lukmanin si nga shpejtësia ashtu edhe nga finalizimi. Kështu gjatë merkatos pritet që të ketë një garë mes Juventusit dhe Atalantës për shërbimet e talentit të Kosovës. Megjithatë nuk përjashtohet që për Zhegroën të futen në garë edhe skuadra të tjera nga Anglia dhe Spanja.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk