Kanë vazhduar përplasjet mes partive politike lidhur me ligjin e “Branitellave”, LSDM-ja opozitare insiston që kryetarja e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale, Ilire Dauti ta fusë në rend të ditës ligjin e lartë përmendur.
Sipas deputetes Trençeska, Ilire Dauti ka për obligim ta vendos në votim, respektivisht në rend dite dhe në diskutim ligjin e “Branitellave”.
“Si deputete kam të drejtë të plotësojë rendin e ditës me pikë plotësuese ju e keni për obligim që këtë propozim ta vendosni në votim” – tha Trençevska.
Ilire Dauti nuk heq dorë nga vendimi i saj, thotë se ligji i “Branitellave” i propozuar nga LSDM-ja është diskriminues dhe shkel kriterin bazë të demokracisë, barazinë. Sipas Dautit pa përfshirjen e ish ushtarëve ligji nuk kalon.
“Në qoftë se ju thoni se kërkoni mbrojtje sociale për një pjesë të qytetarëve unë shkoj edhe më tej dhe kam thënë që po kërkojmë mbrojtje sociale për të gjithë, në mënyrë të njëjtë dhe këtu nuk ka asgjë e cila duhet të diskutohet më tutje e kemi thënë deri më tani edhe qëndrimet tona dhe besoj kemi qenë shumë të qartë edhe ju në qëndrimin tuaj edhe ne në qëndrimin tonë. Do të caktojmë debat publik dhe do të flasim për temën propozim ligji të cilin e keni propozuar ju dhe që ne mendojmë se duhet ta përfshijë edhe kategorinë tjetër që u takojnë poashtu qytetarëve të këtij shteti që janë ish ushtarët e UÇK-së”
– tha Ilire Dauti