LajmeMaqedoni

ISHP: Hapet Qendër e këshillimit për braktisjen e duhanit

Instituti për Shëndet Publik ka njoftuar se është hapur linjë telefonike, në të cilën duhanpirësit mund të këshillohen me njerëz profesionistë në qëllimin për braktisjen e duhanit.

Të interesuarit mund të telefonojnë në numrin 078 285 873, çdo të hënë dhe të mërkurë nga ora 11:00 deri në ora 13:00.

“Qendra e Këshillimit për Braktisje të Duhanit. Nëse doni të lini duhanin, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar! Instituti i Shëndetit Publik ka nisur një linjë telefonike këshillimi për t’ju mbështetur në procesin e lënies së duhanit.
Profesionistët e kualifikuar do t’ju ofrojnë këshilla dhe strategji të personalizuara për të lënë duhanin me sukses. Linja do të jetë e disponueshme çdo të hënë dhe të mërkurë nga ora 11:00 deri në 13:00. Telefononi: 078 285 873”, thuhet në njoftimin e ISHP-së.

 

Show More

Related Articles

Back to top button