BotaLajme

12 orë luftë mes forcave speciale dhe ekstremistëve në Somali, 9 viktima

Të paktën 9 persona janë vrarë dhe 60 janë shpëtuar në rrethimin e një hoteli në Somali, ndërsa trupat qeveritare luftuan me ekstremistët e al-Shabaab, tha zëdhënësi i policisë Sadiq Asen Ali.

Sipas tij, operacioni në hotelin Roz ka përfunduar, raporton Reuters. Forcat speciale luftuan me ekstremistët për më shumë se 12 orë pasi grupi islamik sulmoi një ndërtesë në qendër të Mogadishu.

Ai tha se ekstremistët vranë 8 civilë dhe 1 ushtar në rrethimin e hotelit. Pesë ushtarë të tjerë u plagosën nga të shtënat, duke shtuar se gjashtë luftëtarë të al-Shabaab morën pjesë në sulmin në hotel.

Para ngjarjes së të hënës, dëshmitarët i konfirmuan një gazetari të BBC-së se dëgjuan disa shpërthime të forta dhe të shtëna me armë zjarri nga hoteli Villa Rose Guest pranë pallatit presidencial.

© SYRI.net

Show More

Related Articles

Back to top button