LajmeMaqedoni

12 vjeçarja nga Shkupi e zhdukur që nga dita e djeshme, prindërit të shqetësuar luten për ndihmë

Ditën e djeshme në lagjen Gazi Babë të Shkupit është zhdukur një vajzë 12 vjeçare, Anisa Ajro.

Vajza është zhdukur ditën e djeshme dhe kontaktin e fundit me prindërit e ka pasur në mëngjes kur është nisur për në shkollë, nga ku edhe nuk është kthyer më.
Babai i vajzës ka treguar se ajo ka pasur të veshur atë ditë një xhaketë të zezë dhe pantallona ngjyrë kafe, ai poashtu ka theksuar se Anisa  është e gjatë rreth 163 centimetra.

Rastin në rrjetet sociale e ka denoncuar nëna e saj, duke kërkuar ndihmën e të gjithëve për gjetjen e vajzës. Çdo kush që ka ndonjë informacion mund të paraqitet në numrat 071349628 ose 072232983, kurse mund të ndihmoni edhe duke shpërnda informacionin.

Show More

Related Articles

Back to top button