GostivarLajme

E gjejnë duke lypur në rrugë / Punonjësit social ia marrin fëmijët 28 vjeçares nga Banjica e Poshtme

Punonjësit social ia marrin fëmijët 28 vjeçares nga Banjica e Poshtme pasi gjendet me ta në rrugë duke lypur

Policia së bashku me Qendrën për punë sociale në Gostivar ka larguar nga rrugët e Gostivarit tre lypës, dy prej Shkupi dhe njëri prej Prilepi. Për ta janë përgatitur parashtresa adekuate.

“Ditën djeshme në ora 11:10 është gjetur S.T.(38) nga Prilepi duke lypur lëmoshë në bulevardin ‘Vëllezërit Gjinoski’ në Gostivar, në ora 11:30 në rrugën ‘Major Çede Filipovski’ në Gostivar është gjetur E.A.(36) ga Shkupi dhe në orën 10:30 është gjetur në bulevardin ‘Vëllezërit Gjinoski’ M.A.(21) nga Shkupi”, njoftojnë nga policia.

Ndërkohë, një nënë me dy fëmijët e saj të mitur nga fshati Banjicë e Poshtme është gjetur duke kërkuar lëmoshë në Tetovë. Fëmijët e saj janë marrë nga punonjësit social.

“Në orën 13:30 në kryqëzimin e rrugës ‘Ilinden” me rrugën ‘Gjoce Stojçeski’ është gjetur duke lypur K.Sh. (28) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, e cila ka qenë së bashku me dy fëmijë të mitur, të cilët janë marrë nga punonjësit socialë. Për ta janë përgatitur parashtresat përkatëse dhe janë dorëzuar te punëtorët e Qendrës për Çështje Sociale – Tetovë dhe Gostivar”, qendron në njoftimin e policisë.

Ndryshe, ditën e djeshme nga ora 11 deri në ora 14, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë dhe DPB Gostivar kanë kryer aksion kontrollues për parandalimin e lypjes në zonën e Stacionit Policor Tetovë dhe Stacionit Policor Gostivar në bashkëpunim me punonjës socialë nga QPS-Tetovë dhe Gostivar.

Show More

Related Articles

Back to top button