Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesët jugperëndimore me reshje të shiut, ndërsa në male dhe viset më të larta me reshje të dëborës. Do të fryjë dhe erë e dobët, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar, nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 6 deri në 11 gradë.
Në Gostivar moti do të jetë kryesisht më vranësira dhe erë mesatare nga drejtimi verior. Kah fundi i ditës vranësirat do të zvogëlohen. Temperatura minimale do të ulet në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 9 gradë Celsiusë.