Ndryshimi i Qeverisë po dëshmon ndryshimin në veprime. Qeveria e Maqedonisë së Veriut historikisht ka pasur marrëdhënie të mira me shtetin e Kosovës. Por, herë pas here si pasojë e partisë shqiptare, BDI-së, si uzurpatore e qeverisë marrëdhëniet bilaterale “acaroheshin”,
sepse Ali Ahmeti luante me standarde të dyfishta shkonte në konakë për të pame në Kosovë, ndërsa në Shkup shndërrohej në nikoqir të zellshëm për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Me ardhjen e VLEN-it në qeverinë e RMV-së raportet mes dyja shteteve vetëm se janë thelluar dhe bashkëpunimi është shtuar. Kur njerëzit e
duhur qeverisin me vendin nuk mungojnë as vendimet e duhura.
Kështu që, vendimi i qeverisë së Maqedonisë së Veriut që mbledhjen e parë ndërqeveritare ta mbajë në Prishtinë është një nga vendimet më të
qëlluara që dëshmojnë se vendi jonë është i interesuar dhe bënë përpjekje për ndërtim të raporteve në nivelin të kënaqshëm me fqinjët që
na rrethojnë.
Prandaj sot, Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Kosovës do të mbajnë mbledhje të përbashkët (G2G), që reflekton një hap historik drejt forcimit të marrëdhënieve tona të shkëlqyera bilaterale dhe thellimit të
bashkëpunimit rajonal.
Në përgatitje për këtë ngjarje të rëndësishme,
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar edhe informacionet për tre marrëveshje që do të nënshkruhen me Republikën e Kosovës:
- Protokoll për pika të përbashkëta kufitare (one stop shop) në
Bllacë-Hani i Elezit dhe . Jazhincë-Glloboçicë, për të lehtësuar
qarkullimin midis popujve dhe bizneseve tona. - Marrëveshje energjetike, për shfrytëzimin racional të resurseve
natyrore dhe forcimin e sigurisë energjetike, si përgjigje ndaj sfidave
të tranzicionit energjetik dhe krizës energjetike në rajon. - Memorandum për arsim, shkencë dhe inovacion, që fokusohet në arsimin
profesional dhe trajnimin për të rriturit, si dhe këmbim përvojash, literaturash dhe projekte arsimore mes dy vendeve.
Mbledhje mes dyja qeverive ka pasur edhe në të kaluarën, edhe marrëveshje të nënshkruara, por impelmentimi i tyre në praktikë ka qenë
i padukshëm, për faktin se nga pala e Maqedonisë së Veriut partia
shqiptare në pushtet nuk ka pasur vullnet pozitiv.
Pra, BDI kishte inate të pakuptimta për qëllime vetanake me partinë politike që udhëheq me qeverinë e Kosovës, Vetëvendosjen, prandaj
çdoherë kur bëhej fjalë për thellim të raporteve Maqedoni e Veriut – Kosovë, ka pasur hezitim nga pala e vendit tonë.
Kujtojmë që, BDI me “pacientin” Bujar Osmani si ministër i Jashtëm, dhe si kryesues i OSBE-së nuk e pa të udhës as edhe njëherë të dalë në
mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës e as të bëjë vizitë atje. Madje, me shumë ëndje promovonte fotografi me Vuçiqin.
Për fatin e keq të BDI-së dhe fatin e mirë të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, dhe të shqiptarëve anekënd ku jetojnë, sot jemi në rrethana tjera e të reja, sot shqiptarët po përfaqësohen dinjitetshëm nga
koalicioni faktorizues në qeveri VLEN.
Me VLEN në qeveri kryeministri i parë që vizitoi Shkupin ishte, Albin Kurti. Me VLEN në qeveri mbledhja e parë ndërqeveritare mbahet në Prishtinë! “- thuhet në kumtesën e VLEN-it.