LajmeMaqedoni

Taravari: Zgjedhjet lokale janë pas disa muajsh, aty BDI-ja ka mundësi të demonstrojë muskujt e saj etnik

Arben Taravari thotë se VLEN-i është i gatshëm edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me lokalet në tetor të vitit të ardhshëm, por që sipas tij kjo është shpenzim shtesë për shtetin.

“Zgjedhjet lokale janë pas disa muajsh, aty BDI-ja ka mundësi të demonstrojë muskujt e saj etnik. Ne dalim që nesër në zgjedhje por organizimi i tyre ka kosto financiare, dhe nuk mund të lejojmë që të plotësojmë lajthitjet e BDI-së në kurriz të buxhetit modest të shtetit. BDI-ja është në gjendje paniku dhe asnjë kërkesë apo mendim i saj nuk është i udhëhequr nga arsyeja e shëndoshë. Më vjen keq se si po i lënë Shqiptarët pa opozitë”, tha Taravari në intervistë për “Albanian Post”.

 

Show More

Related Articles

Back to top button