BotaLajme

Zjarr i madh shpërthen në kulmin e spitalit në Rusi, pacientët hidhen nga dritaret për t’i shpëtuar më të keqes

Një zjarr i madh ka shpërthyer në kulmin e një spital në Rusi, ku si pasojë njerëzit janë detyruar të hidhen nga dritare për t’i shpëtuar më të keqes.

Zjarri shpërtheu në Yekaterinburg, ku mediat e atjeshme raportojnë se autoritetet kanë evakuuar spitalin, derisa dyshohet se disa pacientë dhe vizitorë kanë mbetur të ngujuar në katet e sipërme, transmeton Telegrafi.

Pamjet amatore shfaqin tymin e zi duke dalë nga objekti, derisa ekipet e zjarrfikësve po bënin të pamundurën që ta lokalizojnë zjarrin.

Një burrë dhe një grua shihen duke u hedhur nga dritaret – me qëllim që të ikin në zona më të sigurtë, gjithmonë duke shpresuar se do të zbresin disi në tokë.

72RU shkruan se para se të shpërthente zjarri në kulm, ekipet ishin duke kryer riparime në këtë objekt, derisa shkaqet e zjarrit që shpërtheu mbeten të panjohura. /Telegrafi/

 

Show More

Related Articles

Back to top button