LajmeRajon

Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka përdorë të drejtën e vetos, duke ia kthyer dy ligje për rishqyrtim Kuvendit të Kosovës.

Telegrafi merr vesh se bëhet fjalë për Ligjin për Këshillin e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

“Ligji për Këshillin e Sigurisë është kthyer për shkak se me përmbajtjen aktuale e rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën.

Ndërkaq Ligji për mbrojtjen e konsumatorit është kthyer për shkak të dispozitave të caktuara të cilat rrezikojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve, të drejta këto të garantuara me Kushtetutë”, mëson Telegrafi.

Më poshtë mund t’i gjeni dokumentet me arsyetimet përkatëse.

 

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk