Anëtarja e kryesisë së BDI-së Ardita Dani tha se ka nisur një sulm i drejtpërdrejt ndaj gjuhës shqipe dhe se VMRO-ja po ushtron presion ndaj Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që të ndikojë në vendimet e saj. Dani tutje tha se, kjo është e dukshëm nga fakti se, kryeministri Mickoski ka informacion se cilat nene për përdorimin e gjuhëve duhet të anulohen.
Ajo tutje deklaroi se, gjykata po vendoset nën presion, për të zbatuar agjendën e partive politike.