Një tërmet me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter është ndier të shtunën në zonën e Banja Lukës, Bosnjë-Hercegovinë, epiqendra e të cilit ishte rreth 14 kilometra në veriperëndim të atij qyteti.
Sipas të dhënave nga Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare (EMSC), tërmeti është regjistruar në orën 10:08.
Sizmologët e Institutit Hidrometeorologjik të Republikës Srpska gjithashtu regjistruan një tërmet me një intensitet të vlerësuar prej tre deri në katër gradë në shkallën Mercali.
Instituti Hidrometeorologjik i Bosnjës bëri të ditur se tërmete të tilla nuk mund të shkaktojnë dëme në objekte, ndonëse popullata në zonën epiqendrore i ndien ato.