LajmeRajon

Tragjedia me 15 të vdekur në stacionin hekurudhor në Serbi, arrestohen 11 persona

Prokuroria e Lartë Publike në Novi Sad të Serbisë njoftoi të enjten se 11 persona janë arrestuar në lidhje me shembjen e një strehe në një stacion hekurudhor në fillim të këtij muaji, si pasojë e të cilës vdiqën 15 njerëz.

Streha prej betoni në stacionin e rinovuar rishtazi në qytetin verior të Serbisë u shemb më 1 nëntor, duke i lënë 14 njerëz të vdekur në vend, dhe tre të lënduar.

Të dielën vdiq njëri nga të lënduarit, duke e çuar në 15 numrin e përgjithshëm të të vdekurve.

 

Show More

Related Articles

Back to top button