Sot është Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. Kjo është hera e parë që 22 Nëntori kremtohet si festë kombëtare pas miratimit të vendimit në fillim të këtij viti.
22 Nëntori ka simbolikë të veçantë dhe specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve, në përkujtim të Kongresit të Manastirit, i zhvilluar mes datave 14 deri në 22 Nëntor të vitit 1908.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjete sociale, ku përcillet mesazhi se gjuhën shqipe duhet ta duam, ruajmë dhe t’ia përcjellim brezave që vijnë.
“Gëzuar ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.