BotaLajme

Kriza energjike në Evropë

Për shkak të krizës së paralajmëruar energjetike shumë vende të Evropës kanë nisur masat konkrete për kursimin e energjisë. Netët e verës në qytetin e pasur bavarez të Augsburgut këtë vit janë nën errësirë dhe të qeta.

Fasadat e ndërtesave historike nuk janë të ndriçuara. Augsburgu është ndër qytetet e Gjermanisë që ka zbatuar një sërë masash për kursimin e energjisë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë i cili solli si pasojë rritje të çmimeve të energjisë dhe mungesë të gazit.

Rreth gjysma e familjeve gjermane përdorin gazin për ngrohjen e tyre dhe rreth 13% e energjisë elektrike rrjedh nga karburantet fosile. Nga ana tjetër edhe Franca ka nisur zbatimin e masave.

Dyqanet me ajër të kondicionuar në Paris do të duhet të mbyllin dyert dhe dritaret nga e hëna, ose do të përballen me një gjobë, për të reduktuar konsumin e energjisë, sipas një vendimi të marrë nga bashkia e kryeqytetit. Sipas autoriteteve personat që nuk respektojnë rregullat do të gjobiten deri në 150 euro.

Show More

Related Articles

Back to top button