LajmeRajon

Protestë e opozitës kundër qeverisë, pritet bllokim për disa orë i rrugëve kryesore në Tiranë

Mbështetësit e opozitës do të zhvillojë pasditen e sotme aktin e radhës së të ashtuquajturës “mosbindje civile” në Tiranë.

“Nën moton “O sot, o kurrë”, opozita do të bllokojë për të paktën tre orë, pesë nga kryqëzimet kryesore të Tiranës për të kërkuar edhe njëherë lirimin e liderëve të opozitës nën masë arresti dhe qeveri teknike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Protesta do të nisë në orën 17:00 dhe do të përfundojë në orën 20:00, teksa njësoj si herën e fundit, kur u bllokuan disa nga akset kryesore të vendit, nuk do të ketë fjalime apo podium nga drejtuesit e opozitës.

Organizatorët do të jenë të shpërndarë me mbështetësit e tyre në disa arterie dhe pika kyçe, përfshi Bashkinë e Tiranës, Rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, “Rruga e Elbasanit”, “Sheshi Uillson” dhe “Pallati me Shigjeta”.

Opozita prej disa muajsh ka ndërmarrë protesta në rrugë dhe Kuvend kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Një ndër kërkesat kryesore të saj është krijimi i një qeverie teknike që do të organizojë zgjedhjet e reja parlamentare që do të mbahen pranverën e ardhshme. /Telegrafi/

 

Show More

Related Articles

Back to top button