Me një gjuhë të ashpër si asnjëherë më parë deri më sot, drejt gjyqtarëve të Gjykatës Speciale në Hagë, është dërguar një letër mbi rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dokumenti që posedon Klan Kosova, thotë se mbrojtja e katërshes së UÇK-së, ka kërkuar nga gjyqtarët që të jenë të paanshëm dhe të mos mbështesin Prokurorinë, duke kërkuar zbardhjen e së vërtetës në këtë rast.
”Mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit (“Mbrojtja”) kërkon që Paneli Gjyqësor të ndërmarrë hapa për të siguruar dukshmërinë e paanshmërisë dhe për të kufizuar dëmimin ndaj mbrojtjes gjatë pyetjeve gjyqësore”.
Tutje kërkesa flet për rrezikshmërinë dhe dëmet që janë të dukshme për mbrojtjen e ish-krerëve.
”Pyetjet gjyqësore të papenguara ndaj dëshmitarëve, gjatë këtyre procedurave dhe në veçanti gjatë periudhës së bllokut të provave nga 21 Tetori 2024 deri më 7 Nëntor 2024, po rrezikojnë dukshmërinë e paanshmërisë në këto procedura dhe po shkaktojnë dëm të identifikueshëm për mbrojtjen”.
Derisa specifikohet ankesa e mbrojtjes se gjyqtari kryen detyra që s’u takojnë.
”Për më tepër, nuk është detyrë e Gjyqtarit të Gjykatës të angazhohet në hetimin prokurorial të çështjes; detyra e një Dhomë Gjyqësore për të zbuluar të vërtetën është e kufizuar në provat që paraqiten para Dhomës”.
Sipas tyre në këtë situatë hetimi prokurorial, tejkalon rolin e duhur të një gjyqtari gjatë procedurave gjyqësore.
Më vonë në kërkesën e tyre, mbrojtja madje e konsideron situatën e krijuar, çekuilibër bruto duke dhënë arsyet si vijon:
”Ky çekuilibër bruto është në kundërshtim me të drejtën themelore të të akuzuarit për një gjykatë të pavarur dhe të paanshme, si dhe me detyrimin etik të çdo anëtari të Panelit jo vetëm që të jetë subjektivisht i paanshëm kur bën pyetje, por edhe të jetë me mirëbesim”.
”Për më tepër, këto statistika tregojnë se Prokuroria nuk i percepton pyetjet e gjyqtarëve si sfiduese të çështjes së Prokurorisë në asnjë mënyrë, ndërsa Mbrojtja në masë dërrmuese i percepton pyetjet e gjyqtarëve që cenojnë prezumimin e pafajësisë së të Akuzuarit”.
Letra përmend po ashtu disa prej argumenteve për shkelje të të drejtave të të akuzuarit.
”Mënyra dërrmuese e njëanshme në të cilën është kryer marrja në pyetje gjyqësore në këtë gjykim ka krijuar vetë “kuptimin e njëanshmërisë” që Kolegji i Apelit e citoi shprehimisht si kufizim në marrjen në pyetje gjyqësore, dhe ka shkelur të drejtat e të akuzuarit për një të pavarur dhe gjykata e paanshme”.
Kjo shënon edhe konfirmimin zyrtar se katërshja e UÇK-së kundërshton haptazi, mënyrën e procesit të marrjes në pyetje gjatë gjykimit.
Ndaj kërkohet që Paneli të shfaq mirëkuptim dhe t’i marrë parasysh kundërshtitë e të të akuzuarve, dhe të përfshijnë në proces edhe një pikë tjetër.
”Hapat e tillë duhet të përfshijnë: Bërja e pyetjeve që sfidojnë rastin e Prokurorisë”. /Klankosova