Si këto mbishkrime me kërkesa për punëtorë, mund te shohësh nëpër shumë vitrina dyqanesh të sektorit privat.
Pikërisht për mungesën e fuqisë punëtorë në konferencën ndërkombëtare të punës, u tha se kriza me fuqinë punëtorë mund të tejkalohet vetëm me zgjidhje sistematike përmes dialogut social trepalësh. Sipas ministrit të Ekonomisë, Besar Durmishi, mungesa e fuqisë punëtore më së shumti vërehet tek sektori privat.
“Të dhënat të cilat i kemi thonë se kemi mungesë të fuqisë punëtore dhe pikërisht për këtë në buxhetin e vitit 2025, janë parashikuar më shumë mjete. Kërkesat më të mëdha janë nga sektori privat.
Punëdhënësit na informuan se u mungon fuqi punëtore në kompanitë të tyre”, deklaroi Besar Durmishi – Ministër i Ekonomisë.
Sipas Durmishit, përmes zbatimit të programeve aktive të punësimit për të cilën sipas tij, parashikohen rreth gjashtë milionë euro shtesë në buxhetin e vitit 2025, synohet zbutja e krizës së fuqisë punëtore të kualifikuar. Sipas kryetarit të Lidhjes së Sindikatave, Sllobodan Trendafillov, mungesa e fuqisë punëtorë është rezultat i pagave të ulëta.
Arsyeja kryesore përse punëtoret ikin nga vendi është paga e ulët. Nëse i paguani mizorisht atëherë mund të pritni që ata të kenë para vetëm për biletë një kohëshe për jashtë Maqedonisë. Më agjencinë e punësimit i detektojmë sektorët ku ka mungesë të fuqisë punëtore por ajo që të gjithë duhet t’i shqetësoj është fakti se nuk mund të gjeni punëtor i cili do të punojë për pagë minimale në Maqedoni apo pagë më të ulët se ajo mesatare që të jetë produktiv aq sa planifikoni të jetë produktiv”, tha Sllobodan Trendafillov – Kryetar i unionit të sindikatave.
Sipas Lidhjes së Sindikatave, në vendin tonë rreth 25 mijë qytetarë marrin pagë minimale ndërsa rreth 10 mijë punëtorë, pranojnë pagë nga 1 denarë deri në 22 mijë denarë. Sipas kryetarit të sindikatave, ajo që është shqetësuese është fakti që të gjithë këta punëtorë marrin pagesa në zarf për të cilët nuk paguhen kontribute dhe që dëmtojnë buxhetin për rreth 250 milionë euro në lidhje me kontributet e papaguara në fond. /Alsat.mk