LajmeMaqedoni

Kryeparlamentari Gashi uron 28 Nëntorin

Kryetari i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi përmes një postimi ka uruar ditën e pavarsisë së Shqipërisë duke shënuar si më poshtë:

Urime festa e 28 Nëntorit, Dita e Flamurit!

Kjo datë përçon tek çdo shqiptar krenari dhe respekt për historinë dhe sakrificat e kombit shqiptar. Për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, kjo datë është simbol i unitetit dhe forcë e identitetit kombëtar. Prandaj, si kryetar i Kuvendit, jam i përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve si popull shtetformues, ndërsa angazhohem për forcimin e bashkëpunimit dhe thellimin e lidhjeve me të gjithë popujt e tjerë.

Sot më shumë se kurrë duhet të reflektojmë mbi përpjekjet e paraardhësve dhe të bashkohemi mbi vlerat që na karakterizojnë si komb.

Gëzuar 28 Nëntorin!

 

Show More

Related Articles

Back to top button