BotaLajme

SHBA uron Pavarësinë e Shqipërisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony J. Blinken, ka shprehur sot urimet e tij me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i shpreh urimet tona më të mira popullit të Shqipërisë, ndërsa feston 112-vjetorin e Pavarësisë”, tha Blinken në një deklaratë.

“Marrëdhëniet e ngushta midis kombeve tona janë ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë të ndërsjellë për paqe dhe siguri. Shqipëria i ka pasqyruar këto vlera nëpërmjet mbështetjes së saj të palëkundur për Ukrainën përballë agresionit të paprovokuar rus, udhëheqjes së saj në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe angazhimit të saj të palëkundur ndaj sigurisë kolektive të NATO-s. Ne vlerësojmë thellësisht mikpritjen dhe ndihmën e Shqipërisë si mikpritës i përkohshëm për aleatët tanë afganë”, thuhet në deklaratë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin me padurim partneritetin tonë të vazhdueshëm në ndjekjen e prioriteteve të përbashkëta, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të forcuar ligjin e së drejtës. Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur rrugën e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian”, tha Blinken.

 

Show More

Related Articles

Back to top button