LajmeSport

Duel i ish yjeve: Barcelona mund Realin, Ronaldinjo shënon gol fantastik

Ish-yjet e Real Madridit dhe Barcelonës luajtën një ndeshje para 31 mijë shikuesve në Doha të Katarit. Ndeshja përfundoi në barazim 2-2 , por Barcelona fitoi 4-2 në penallti.

Lëvizja e ndeshjes shkoi për Ronaldinjon, i cili shënoi një goditje dënimi të shkëlqyer në minutën e 16-të. Përveç tij, për Barcelonën ka shënuar edhe argjentinasi Huan Pablo Sorin, ndërsa për Real Madridin shënuan Luis Figo dhe Edvin Kongo

Ronaldinjo dikur ishte futbollisti më i mirë në botë, ku ai fitoi “Topin e Artë” duke luajtur për Barcelonën në 2005. Ai ishte kampion bote me Brazilin në 2002 dhe kampion evropian me Barcelonën në 2006.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk