FIFA ka publikuar të nominuarit e çmimeve vjetore “The Best FIFA Football Awards dhe në mesin e të nominuarve janë edhe dy shqiptarë.
Trajnerja e Seltikut, Elena Sadiku është nominuar për çmimin trajnerja e vitit nga FIFA. Kurse, Granit Xhaka është i nominuar për 11-shen më të mirë në pozitën e mesfushorit.
Ndërkohë, janë bërë të ditur edhe të nominuarit për lojtarin më të mirë nga FIFA, ku shihet edhe emri i Lionel Messit, krahas Rodrit, Vinicius Junior, Dani Karvahall, Haaland, Valverde, Virtz, Belingam, Mbape, Jamal e Kroos.
Për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit nga FIFA të nominuar janë: Ançelotti, Skaloni, De la Fuente, Guardiola dhe Çabi Alonso.
Kurse, për portierin më të mirë të vitit në listën e të nominuarve hyjnë: Lunin, Raja, Ederson, Martinez, Donarumma, Manjan dhe Unai Simon.