BotaLajmeMaqedoni

Lavrov: Perëndimi po e kthen Maqedoninë në “mjet” në lojën antiruse

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov akuzon perëndimin se po i përdor Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi si vegla kundër Rusisë.  Lavrov shtoi gjithashtu se Perëndimi ka gënjyer sipas tij Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi gjoja për t’i anëtarësuar në Bashkimin Evropian, por qëllimi i vërtetë sipas tij ka qenë anëtarësimi në NATO dhe përfshirja në frontin anti-rus.

 “Maqedonia u bë Maqedoni e Veriut për të hyrë në BE, ku nuk u pranua dhe nuk do të pranohet në të ardhmen e afërt. Në vend të kësaj, i morën në NATO, filluan t’i nxisin ndjenjat rusofobe, politikën agresive ndaj Federatës Ruse. Të njëjtën e bënë edhe me Malin e Zi, u premtuan se do të hyjnë në BE por ju thanë se duhet të hyjnë në NATO, tu bashkohen sanksioneve dhe të marrin qëndrim të hapur kundër Rusisë. Kjo është e dhimbshme”,  tha më tej Lavrov. /SHENJA/

Show More

Related Articles

Back to top button