LajmeMaqedoni

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq viziton sot Maqedoninë e Veriut

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq sot do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë vizitës, Brnabiq do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, si dhe do të marrë pjesë dhe do të flasë në një samit të organizuar nga “Maqedonia 2025”.

Për shkak të vizitës së kryeministres Brnabiq, në zonën e gjerë qendrore të Shkupit do të vendoset një regjim i veçantë i qarkullimit.

Sektori për Punë të Brendshme Shkup apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që t’i binden urdhrave të zyrtarëve policorë.

Show More

Related Articles

Back to top button