BotaLajme

Rute vuri në dukje se Ukraina po hyn në një dimër tjetër kritik

Përpara samitit të ministrave të Mbrojtjes të aleancës në Bruksel, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rute vuri në dukje se Ukraina po hyn në një dimër tjetër kritik.

Ai gjithashtu nënvizoi se Putini nuk është i interesuar për paqen.

Shefi i NATO-s  thotë se bisedimet e Ukrainës me Rusinë, mund të fillojnë kur Kievi të jetë në pozitë të fortë. Rutte deklaroi gjithashtu se dëshiron të shohë “më shumë ndihmë ushtarake dhe më pak diskutime se si mund të duket një proces paqeje”.

“Ne duhet të përqendrohemi në dy ditët e ardhshme në atë se çfarë është e domosdoshme tani. Ndërsa ajo që është e domosdoshme tani është të sigurohemi se ndihma ushtarake do të shkojë në Ukrainë, sepse kjo është thelbësore për ta që nëse duan të hynë në bisedime me Rusinë një ditë, këtë do ta bëjnë nga një pozitë e fortë”, tha Mark Rutte, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s./ Alsat.mk

 

Show More

Related Articles

Back to top button