LajmeMaqedoni

Trendafilov: Nevojitet pensionim i parakohshëm, e jo rritje e kufirit pensional

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) është seriozisht e shqetësuar nga propozimi i Këshillit fiskal për rritjen e stazhit pensional për realizimin e të drejtës së pensionit të moshës 64 në moshën 67 vjeçare.

Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov në një deklaratë për AIM thotë se reformat pensionale në shtete serioze bëhet në bazë të analizave gjithpërfshirëse për gjendjen e përgjithshme shoqërore-ekonomike me të gjitha avantazhet dhe sfidat kyçe në drejtim të shqetësimit social dhe sigurisë për numrin më të madh të popullatës.

“Nëse anëtarët e Këshillit fiskal duan të ndihmojnë në arnimin e buxhetit në Fondin e pensioneve, ndoshta duhet të fillojnë të paguajnë kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore për të gjitha të ardhurat e tyre, që do të jetë shembull për të tjerët! Dhe në të kaluarën kemi qenë dëshmitarë të propozimeve të tilla joserioze nga njerëz që nuk janë pjesë e punëtorëve, në dëm të punëtorëve. Vërejmë se masa të tilla të nxituara duke rritur normën e kontributit apo zgjatjen e moshës së pensionit, vetëm dhe ekskluzivisht në masën e nevojshme për të mbuluar deficitin e fondit pensional, nuk dhanë fryte në afatgjate, përkundrazi, problemet strukturore mbetën të pazgjidhura dhe u përsëritën”, thotë Trendafilov.

Sipas tij, nevojiten politika dhe masa serioze për rritjen e numrit të punësimit të të rinjve përmes vendeve të punës reale dhe të qëndrueshme që do të jenë rezultat i investimeve të reja vendase apo të huaja dhe rritjes së pagave dhe rrjedhimisht rritjes së fondeve në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor dhe zvogëlimin e varfërisë.

Trendafilov në deklaratën e tij për AIM theksoi se nevojiten politika dhe masa për punë të denjë për secilin me respektimin e të drejtave të punës sipas standardeve ndërkombëtare të punës në mënyrë që të rinjtë të vazhdojnë të punojnë dhe jetojnë në vendin e tyre.

Sindikata kërkon edhe angazhim gjithpërfshirë për tranformimin e punës së paralajmëruar në të lajmëruar dhe angazhim të plotë të organeve inspektuese dhe tjera shtetërore për pagesë të kontributeve sociale në tërësi.

Ndryshe, Këshilli fiskal si propozim mendim të Strategjisë fiskale 2025-2029 rekomandon që prej vitit 2026 të rritet mosha për pensionim për burra dhe gra në 67 vjeç dhe njëkohësisht të rritet shkalla për sigurim pensional për 0,7 pikë procentuale, përkatësisht të paraqesë 19,5 për qind.

Nga Këshilli fiskal, i cili është trup i pavarur që përpunon analiza dhe mendime për supozimet makroekonomike dhe fiskale të shfrytëzuara për përpunim të Buxhetit të shtetit dhe strategjisë fiskale, theksojnë se masat e këtilla nevojiten për mirëmbajtje të Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor, ulje të rreziqeve fiskale dhe për konsolidim të buxhetit në periudhën e ardhshme afatmesme.

 

Show More

Related Articles

Back to top button