Ukraina ka kërkuar mënyra për të vendosur më të mbushur fushat me mina për të penguar sulmet ruse.
Militarnyi raportoi të martën se forcat mbrojtëse të Ukrainës kanë filluar të përdorin automjete të modifikuara, për të ndihmuar në krijimin e shpejtë të fushave të minuara duke përdorur mina tokësore antitank PTM-3, transmeton Telegrafi.
Inxhinieri ushtarak ukrainas Andrii Shyshuk, i njohur me nofkën Sievier u intervistua në qershor nga kanali televiziv ukrainas Espresso.
Në të ai tha se forcat e armatosura të Ukrainës kishin një nevojë urgjente për sisteme të hedhjes së minave, në mënyrë që të përforconin me shpejtësi linjat e saj mbrojtëse kundër sulmeve ruse.
Në atë kohë ai tha se e vetmja mënyrë se si ata mund të vendosnin mina kundër automjeteve nga distanca, ishte duke i hedhur ato një nga një nga dronët ose duke përdorur sistemin RAAM.
Imazhet e postuara nga Militarnyi tregojnë dy lëshues universal të minave UMZ të epokës sovjetike, secili i aftë për t’u operuar në mënyrë të pavarur, për të hedhur 30 mina PTM-3 në nhë distancë prej 60 deri në 100 metra. /Telegrafi/