
Sipas Ligjit për festat, 8 dhjetori kur festohet Shën Klimenti i Ohrit është festë publike dhe është ditë jopune për të gjithë qytetarët.
“Duke marrë parasysh që këtë vit dita e festës bie të dielën, ditë jopune është e hënë (9 dhjetor). Kjo do të thotë se fundjava që kemi përpara është zgjatur dhe do të zgjasë tre ditë”, njofton Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.