Kryeministri Edi Rama thotë se bllokimi i plotë i Tik Tok do të shërbente si një rrugëzgjidhje, edhe për një periudhë kohe, teksa shprehet se problemet me rrjetet sociale, tashmë po diskutohen në shumë vende të botës.
Nga Kamza, në një diskutim me prindër, Rama deklaroi se qeveria po studion të gjitha aspektet, në lidhje me rrjetet sociale.
“Pjesëmarrja në këto bashkëbisedime me përfaqësitë e prindërve, që na ka dhënë dhe mua më ka dhënë shumë arsye për të qenë optimist për situatën dhe për fuqinë që së bashku mund të bëjmë në përmirësimin e mëtejshëm të situatës.
Është fare e qartë që ka një dallim të jashtëzakonshëm midis të gjitha atyre prodhuimeve të politikës dhe medias, lidhur me gjithë sa ndodhi që u bë shkak për këtë proces dhe perceptimin dhe shqetësimit të komunitetit të prindërve, që është perceptim i bazuar në realitetin e shkollës.
Këtu në Kamëz, besoj është vend më i duhur për të ballafauqr të gjithë së bashku realietin, zhvillimin e infrastrukturës shkollore.
Këtu, ku ne kemi filluar, falë vullnetit dhe këmbënguljes së kryetarit të bashkisë, do ishte mirë të ishte këtu sot, që lidhet me transforimin e të gjithë situatën me inftastuerku , pasqyra ka qenë dramatike.
Pasiguria ishte e shtrirë deri në pustetat e hapura në rrugën gjithë baltë të shkollës.
Sot, situata është e ndryshuar Shkollat dhe kopshtet në Kamëz. kanë të njëjtat shkolla si shkollat në çdo kryeqytet të Evropës. Ne ballafaqohemi me një problem që është i ri për shoqërinë njerëzore.
Fëmijët tanë nuk janë vetëm me ne dhe me shokët. Sot ata kanë edhe një shok tjetër që e preferojnë më shumë se ne, se librat, që është shoku që iu del kur futen në telefon nëpër rrjetet sociale.