BotaLajme

Ushtria izraelite sulmon një spital në Gazë, dëbon edhe stafin mjekësor

Forcat izraelite sulmuan spitalin Kamal Adwan në Beit Lahiya në veri të Gazës gjatë së premtes duke dëbuar anëtarë të stafit dhe persona të zhvendosur përpara se të tërhiqeshin nga vendi.

Ofensiva nisi me një seri sulmesh ajrore në anët perëndimore dhe veriore të Kamal Adwanit të shoqëruara me të shtëna intensive, tha drejtori i spitalit Hussam Abu Safiya për Reuters.

Ai tha se trupat që hynë në spital urdhëruan të gjithë stafin, pacientët dhe njerëzit e zhvendosur të dilnin në oborr para se t’i lejonin prapë brenda.

Megjithatë disa anëtarë të stafit mjekësor, përfshirë ekipin kirurgjisë së urgjencës indoneziane dhe disa të zhvendosur të tjerë u urdhëruan të largoheshin përgjithmonë nga ambientet.

Ushtria izraelite nuk pranoi të komentonte rreth sulmit. Ajo ka akuzuar militantët e Hamasit për përdorimin e ndërtesave civile, përfshirë spitalet, shkollat dhe blloqet e apartamenteve për mbulim operacional gjatë luftës 14-mujore në Gazë.

Hamasi e ka mohuar këtë, duke akuzuar Izraelin për bombardime dhe sulme pa dallim.

Spitali Kamal Adwan është sulmuar edhe më herët me arsyen e Izraelit se nuk do ta lejojë rigrupimin e militantëve në Hamasit në veri të Gazës.
Këtë mëngjes, ne ishim të tronditur kur pamë qindra trupa dhe persona të plagosur në rrugët përreth spitalit”, tha Abu Safiya në një deklaratë tjetër të postuar në rrjete sociale.

“Situata brenda spitalit dhe në afërsi të tij është katastrofike. Ka një numër të madh të të vdekurve dhe të plagosurve dhe nuk ka mbetur asnjë kirurg,”, tha ai.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka njoftuar se tri spitalet kryesore në skajin verior të enklavës mezi funksionojnë dhe kanë qenë nën sulme të përsëritura që kur Izraeli dërgoi tanke në Beit Lahiya dhe Beit Hanoun dhe Jabalia në tetor.

 

Show More

Related Articles

Back to top button