BotaLajme

Katedralja Notre Dame hap dyert përsëri – ceremonia sjellë Trumpin për herë të parë në Evropë që nga zgjedhjet presidenciale

Notre Dame do të ofrojë një sfond dramatik për kthimin e Donald Trump në skenën gjeopolitike këtë fundjavë, pasi presidenti i zgjedhur i SHBA-së do të bëjë vizitën e tij të parë në Evropë që nga zgjedhjet presidenciale.

Katedralja e cila u shkatërrua nga një zjarr në vitin 2019, është rindërtuar në një përpjekje prej 700 milionë eurove që zgjati pesë vjet dhe u mundësua me donacione nga 150 vende.

Festimet për hapjen e saj do të zgjasin dy ditë, duke filluar me një fjalim të presidentit francez, Emmanuel Macron.

Por për Macronin, ai që duhet të jetë një moment triumfi vjen në një kohë krize kombëtare, vetëm disa ditë pasi kryeministri i tij u kundërshtua në një votë mosbesimi dhe së fundmi dha edhe dorëheqje.

Duke e komplikuar situatën në Francë edhe më shumë, Komisioni Evropian po finalizon një marrëveshje tregtare të vonuar prej kohësh midis BE-së dhe bllokut Mercosur të Amerikës së Jugut që Franca thotë se përbën një kërcënim ekzistencial “të papranueshëm” për industrinë e saj bujqësore.

Bëhet e ditur se Ursula Von der Leyen, presidentja e Komisionit, pritet të shkojë në Paris në kohë për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së katedrales së bashku me rreth 50 liderë të tjerë botërorë, duke përfshirë presidentin në largim të SHBA-së, Joe Biden dhe gruan e tij, Jill.

Papa Françesku nuk do të jetë i pranishëm, pasi në shtator kishte njoftuar se në vend të kësaj do të bënte një vizitë historike në ishullin francez të Korsikës, shkruan the Guardian.

Pjesëmarrja e Trump mund të nxisë gjithashtu një vizitë në ceremoni nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili dëshiron të hyjë në një dialog me udhëheqësin amerikan për të ardhmen e vendit të tij.

Siç raportohet, republikani po shërbente mandatin e tij të parë si president kur zjarri shpërtheu në Notre Dame.

Ai asokohe tha: “Sa e tmerrshme të shikosh zjarrin masiv në Katedralen Notre Dame në Paris”.

Ndryshe, zjarri u pa drejtpërdrejt nga miliona shikues në mbarë globin, të cilët panë se si flakët shkatërruan ndërtesën.

Shkaku i saktë i flakëve nuk u zbulua kurrë, por hetuesit besojnë se ishin aksidentale, të nisura nga një cigare ose një qark i shkurtër i sistemit elektrik.

Para zjarrit, rreth 12 milionë njerëz në vit vizitonin Notre Dame.

Numri i vizitorëve pritet të jetë më i lartë pas rihapjes.

Ndërsa hyrja do të mbetet falas, vizitorëve do t’u duhet të rezervojnë përmes një sistemi biletash online.

 

Show More

Related Articles

Back to top button