LajmeMaqedoni

Ambasadorja amerikane reagon pas futjes në listë të zezë të Grubit dhe Bexhetit

“Askush nuk është mbi ligjin dhe llogaridhënia është thelbësore për përparimin”, tha ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, në rrjetin social X.

Kjo deklaratë vjen pas shpalljes së emrave të Artan Grubit dhe gjykatësit Enver Bexheti në listën e zezë.

“Përzgjedhja e sotme e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit është dëshmi se ndërhyrjet politike në gjyqësor nuk mund dhe nuk do të tolerohen. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të emërojnë ata që përfshihen në korrupsion që minon institucionet demokratike dhe gërryen besimin publik. Askush nuk është mbi ligjin dhe llogaridhënia është thelbësore për përparimin”, shkruan ambasadorja Ageler në rrjetet sociale.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vendosur në “Listën e Zezë” ish-zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin dhe Enver Bexhetin, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Maqedonisë së Veriut.

Në njoftim thuhet se ata janë përfshirë në korrupsion. Pjesë e kësaj liste janë edhe familjarët e ngushtë të Grubit.

“Në bazë të nenit 7031(c), Departamenti i Shtetit cakton publikisht Artan Grubin dhe Enver Bexhetin për përfshirjen e tyre në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkov, drejtor i Administratës për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi (UBK). Mijalkov u përcaktua në vitin 2022 për korrupsion të konsiderueshëm sipas nenit 7031(c), dhe OFAC e sanksionoi atë në përputhje me E.O. 14033. Në kuadër të këtij aksioni caktohen edhe familjarët e ngushtë të Grubit”, thuhet në njoftim.

Vendimi i DASH-it për Grubin dhe Bexhetin vjen rreth një muaj pasi ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, paralajmëroi më 21 nëntor për zgjerimin e listës së zezë edhe me persona të tjetër të dyshuar për krim dhe korrupsion në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë, Aggeler tha se vendimi i 9 dhjetorit i DASH-it për Grubin dhe Bexhetin “është dëshmi se ndërhyrja politike në gjyqësor nuk mund dhe nuk do të tolerohet”.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i [fusin në listën e zezë] ata të cilët përfshihen në korrupsion të madh, i cili i minon institucionet demokratike dhe prish besimin publik. Askush nuk është mbi ligjin, ndërsa llogaridhënia është jetike për të përparuar”, tha Aggeler.

Show More

Related Articles

Back to top button