Altin Dumani është shpallur kampion i antikorrupsionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Kreu i SPAK-ut në Shqipëri ka marrë kështu vlerësimin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që është një nga vendet që i ka mbështetur më shumë organet e reja të drejtësisë në vendin tonë. Vlerësimi u bë në Departamentin e Shtetit, nga Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Anthony Blinken, në një ceremoni ku morën pjesë edhe zyrtarë të lartë amerikanë. Blinken tha se numri një i listës ishte pikërisht drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, pasi “ka bërë një punë të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit” dhe se “ka goditur politikanë të lartë dhe grupe kriminale”. Ai e cilësoi si një nga njerëzit më të besueshëm në Shqipëri Dumanin dhe SPAK. “Altin Dumani, nga Shqipëria, drejton një agjenci të re. Ka goditur politikanë të lartë, por edhe grupe të rëndësishme kriminale, duke bërë punë të jashtëzakonshme dhe një nga njerëzit më të besueshëm dhe institucion me të besueshme në Shqipëri”, deklaroi Blinken. /Alsat.mk
Read Next
Lajme
32 minutes ago
Limani: Sa kemi punuar do të vlerësojnë qytetarët
Bota
37 minutes ago
Mashtrim miliarda dollarësh me klimën në Kinë
Lajme
46 minutes ago
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK
32 minutes ago
Limani: Sa kemi punuar do të vlerësojnë qytetarët
37 minutes ago
Mashtrim miliarda dollarësh me klimën në Kinë
46 minutes ago
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK
54 minutes ago
Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e u.d të presidentit
1 hour ago
VLEN: BDI non grata vodhi edhe në regjistrimin e popullsisë, miliona euro në xhepat e tyre!
1 hour ago
Kroacia nën ndikimin e një stuhie të tmerrshme: Një alarm i kuq meteorologjik është në fuqi
2 hours ago
Sulmuesi 17 vjeçar nga Gostivari, debuton në Superligën turke në fanellën e Gallatasarait
2 hours ago
Premier Liga dhuron 19 ndeshje brenda 4 ditësh, nis “Boxing Day maratona”
2 hours ago
Barcelona siguron mbrojtësin e kërkuar nga gjithë klubet e mëdha të Evropës
2 hours ago