Dy persona janë vrarë dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë në një park në Los Angeles sipas departamentit të zjarrfikësve, shkruan CNN.
Të shtënat ndodhën pranë një ekspozite makinash, ku disa persona mbetën të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje kritike. Peck Park është rreth 20 milje (32 km) në jug të qendrës së Los Anxhelosit, Kaliforni.
Të shtënat janë më të fundit që kanë goditur Shtetet e Bashkuara këtë verë, pas të shtënave masive në Highland Park , Illinois, Uvalde , Teksas dhe Buffalo , Nju Jork.
Vala e incidenteve ka nxitue sërish një debat të ashpër në SHBA dhe nevojën për legjislacion të ri për aksesin e armëve.
© SYRI.net