Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti s’ka pranuar të deklarohet lidhur me thirrjen e Prokurorisë Speciale për intervistim, në cilësinë e dëshmitarit të hënën që vjen
I pyetur nga gazetarët për këtë çështje, Kurti ka thënë se është në nxitim dhe se s’mund të flasë.
“Jam në nxitim sot”, ka thënë ai para gazetarëve derisa po dilte nga salla ku u diskutua për Projektin e Forcimit të Qeverisjes Digjitale për Ofrimin e Shërbimeve.