Nisma “O2” kërkon nga Qeveria ndalimin e importit të automjeteve më të vjetra se 10 vjet e të cilat janë në standardin Euro 5. Thonë se Qeveria duhet të kufizojë se cilat automjete duhet të importohen. Sipas kësaj nisme, fëmijët janë më të rrezikuarit nga helmet e lëshuara nga makinat e vjetra. Gjithashtu kërkohet që institucionet kompetente të gjejnë zgjidhje për transportin publik, përkatësisht të sigurojnë autobusë elektrikë dhe taksistët të përdorin automjete elektrike.
“Kërkesa është që të kufizohen importet, sipas shembullit të Bosnjë-Hercegovinës, Shqipërisë, Malit të Zi, që automjetet e përdorura të mos mund të jenë më të vjetra se 10 vite dhe jo sipas standardit Euro 5, ndërsa automjetet e reja të jenë minimalisht me standardin Euro 6”, u shpreh Таtjana Çukalev, iniciativa. /Alsat.mk