BotaLajme

Siria, një narko-shtet, rebelët zbulojnë magazinat e mbushur plot me drogë

Rënia dramatike e regjimit sirian të Bashar al-Assad ka hedhur dritë në qoshet e errëta të sundimit të tij, duke përfshirë eksportin në shkallë industriale të drogës kaptagon.

Rebelët të udhëhequr nga islamikët kanë kapur bazat ushtarake, por dhe qendrat e shpërndarjes të stimuluesin të llojit amfetamine, i cili ka pushtuar tregun e drogës në të gjithë Lindjen e Mesme.

Rebelët thonë se gjetën një sasi të madhe droge dhe u zotuan t’i shkatërrojnë ato.

Luftëtarët e HTS lejuan gazetarët e AFP-së të hynin në një magazinë në një gurore në periferi të Damaskut, ku pilulat kaptagon ishin fshehur brenda komponentëve elektrikë për eksport.

Në magazinë, kutitë ishin maskuar në paleta me mallra standarde, krahas thasëve me sodë kaustike. Soda kaustike, ose hidroksidi i natriumit, është një përbërës kyç në prodhimin e metamfetaminës, një stimulues tjetër.

Kaptagon e ktheu Sirinë në narko-shtetin më të madh në botë. Ajo u bë eksporti më i madh i Sirisë, duke zhvlerësuar të gjitha eksportet e saj legale të marra së bashku, sipas vlerësimeve të nxjerra nga të dhënat zyrtare nga AFP gjatë një hetimi të vitit 2022.

 

Show More

Related Articles

Back to top button