BotaLajme

Erdogan: Greqia “qëllimisht” shkel Traktatin e Paqes të Lozanës

Presidenti i Turiqisë, Rexhep Tajip Erdogan, tha se Greqia kohët e fundit ka shkelur qëllimisht kushtet e Traktatit të Paqes të Lozanës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një video-mesazh me rastin e 99-vjetorit të Traktatit të Paqes së Lozanës, presidenti Erdogan tha: “Kushtet e Traktatit të Paqes të Lozanës, veçanërisht të drejtat e pakicës turke, së fundmi janë shkelur qëllimisht nga Greqia. Nuk është e mundur që vendi ynë ta pranojë këtë situatë, e cila është e papajtueshme me parimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe besnikërisë ndaj traktatit”, shtoi ai.

Erdogan shtoi se Turqia po forcon pozicionin e saj aktiv në çështjet rajonale dhe globale ndërsa bën hapa të fortë drejt vitit 2023, 100-vjetorit të Traktatit të Paqes të Lozanës dhe themelimit të Republikës së Turqisë.

Show More

Related Articles

Back to top button