LajmeMaqedoni

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi në mes RMV-së dhe Moldavisë për procesin e integrimit në BE

Në kuadër të vizitës së tij të punës në Republikën e Moldavisë, Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtazani, sot në Kishinev zhvilloi takim me zv. kryetaren e Qeverisë së Republikës së Moldavisë, përgjegjëse për eurointegrime, Kristina Gerasimov, njoftojnë nga Ministria për Çështje Evropiane.

Në fokus të bisedimeve, theksojnë nga atje, ishte bashkëpunimi bilateral dhe ambiciet e përbashkëta për progresin në rrugën drejt BE-së, me çka përforcohen lidhjet përmes mbështetjes dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.
“Murtazani dhe Gerasimov diskutuan për proceset aktuale të aderimit në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Moldavisë, duke theksuar sfidat dhe mundësitë për harmonizimin e politikave nacionale me standardet evropiane. Gjithashtu, ata shkëmbyen mendime për prioritetet kryesore të reformave, veçanërisht ato që lidhen me përforcimin e institucioneve, avancimin e qeverisjes së mirë dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik”, thuhet në njoftim.

Bashkëbiseduesit, thuhet në njoftim, ranë dakord se përmirësimi i bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimi i praktikave të mira janë thelbësore për të siguruar progres të vazhdueshëm drejt anëtarësimit në BE.

“Takimi u rrumbullakua me nënshkrimin e Memorandumit për Bashkëpunim mes Qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Moldavisë, i cili vendos bazën për shkëmbim të rregullt të përvojave dhe praktikave më të mira në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian, si dhe për përforcimin e kapaciteteve të institucioneve të të dyja vendeve. Ky bashkëpunim do të fokusohet në fusha siç janë legjislacioni evropian, menaxhimi me fondeve të BE-së dhe përforcimi i efikasitetit institucional, me qëllim të përmirësimit dhe zbatimit të reformave dhe gatishmërisë për integrimin në Bashkimin Evropian”, shtojnë nga atje.

 

Show More

Related Articles

Back to top button