LajmeRajon

Kryeministri kroat Plenkoviq: Besojmë në dialogun Kosovë-Serbi, me normalizim të raporteve dhe njohje reciproke

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka pritur sot në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ndërsa pak takimit kanë mbajtur një konferencë për media.

Plenkoviq theksoi se Kroacia beson tek dialogu Kosovë-Serbi dhe që do të përfundojë me normalizim të raporteve mes dy shteteve.

Ai ka folur edhe për sulmin e fundit që ndodhi në kanalin e ujit në Ibër Lepenc.

“E kam përmendur që ky incident s’është i ri, nuk është i vetmuar, ka pasur tri së paku sulme që kanë ndodhur vitin e fundit dhe sa i përket Kroacisë, do të analizohen shumë thellësisht dhe janë marrë me shumë shqetësim”, tha ai.

Plenkoviq tutje tha se besojnë tek dialogu Kosovë-Serbi që të rezultojë me normalizim të marrëdhënieve, me njohje reciproke si dhe funksionimin që të çonte tek pozita që Kosova të ndërmarrë rrugëtimin e saj adekuat drejt BE-së. Ekzistojnë ende pesë shtete të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën dhe procesi mund të mos jetë i shpejtë dhe siç duhet.

 

Show More

Related Articles

Back to top button