GostivarLajme

Bilalli – Zendeli: Mickoski ka filluar t’i marr seriozisht thirrjet e BDI – së për zgjedhje të parakohshme

Fronti Europian drejtuar nga BDI vazhdon të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ata besojnë se edhe kryeministri Mickoski ka filluar të ndëgjojë kërkesën e tyre prandaj, siç theksojnë, ka filluar edhe ai të flet për zgjedhje të dyfishta në vjeshtën e vitit që vjen. Arta Bilalli – Zendeli, drejtuese e Sekretariatit për mundësi të barabarta pranë BDI-së, në emisionin “Politica” në televizionin Globi, tha se koalicioni VLEN nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve, prandaj, sipas saj, tash reagon edhe kryeministri. Ajo beson se Fronti nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare me ato lokale, do të arrijë fitore dhe do fitojë edhe më shumë komuna se sa kanë aktualisht.

“Edhe sot kemi pasur një kërkesë për zgjedhje sa më të shpejta parlamentare që ka reaguar edhe kryeministri Hristijan Mickoski që nënkupton se i kap serioze thirrjet e BDI-së dhe Frontit Evropian për zgjedhje të parakohshme për shkak se edhe ai është i vetëdijshëm se fitues në kampin politik shqiptar është Fronti Evropian dhe nuk janë këto partitë e vogla që përbëjnë VLEN-in. Ai (kryeministri) ka reaguar menjëherë dhe nuk është e vërtetë se presim pas dere dhe kërkojmë që ata ta lëshojnë qeverinë dhe ta kthejnë mandatin te populli. Ndaj mendimin se si u krijua kjo qeveri dhe si pati një zgjatje duarsh para se të mbahen zgjedhjet kur akoma nuk dihej si do të jetë rezultati zgjedhor, por duke përfunduar paraprakisht zgjedhjet presidenciale të cilat dhanë shenjë se kush do të jetë fitues në kampin shqiptar, mendoj se ai veprim nxit shumë polemika dhe lë shumë për të dëshiruar se si u formua kjo qeveri apo kush e çoi BDI-në ose Frontin Evropian në opozitë”, deklaroi Arta Bilalli – Zendeli, drejtuese e Sekretariatit për mundësi të barabarta pranë BDI-së.

E peytur se kush e fiton Gostivarin, ajo tha se ky qytet i rikthehet BDI-së. Ajo vetë nuk shfaq ambicie për të qenë kandidate e mundshme e BDI-së për kryetare në Gostivar, por nëse partia do ia kërkonte, nuk e anashkalon mundësinë ta pranojë këtë sfidë.

“Mendoj se është herët, nuk e kam menduar dhe për të qenë e sinqertë nuk është se e kam dëshiruar ndonjëherë atë pozitë. Unë do të jem në krah të kandidatit të Frontit Evropian dhe do ta ndihmojë maksimalish. Po nëse u akërkon partia juve? – Edhe njëra edhe tjetra. Nuk e mohoni që do jeni në këtë garë po ua kërkoi partia? – Nuk e mohoj, por shpresojë të mos ndodh”, tha Arta Bilalli – Zendeli, drejtuese e Sekretariatit për mundësi të barabarta pranë BDI-së.

Bilalli – Zendeli tha se nuk mund të pohoj nëse në zgjedhjet lokale Fronti Evropian do jetë bashkë apo ndaras, por sipas bindjeve të saja , mendon se mbase do të jenë bashkë.

Show More

Related Articles

Back to top button