Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska ka ftuar deputetët e BDI-së të votojnë Ligjin për Arsimin e Mesëm sepse është shumë i nevojshëm për të pasur proces mësimor të mirëfilltë. Janevska tha se çështja e himnit është jashtëzakonisht e paarsyeshme për ta ndaluar miratimin e këtij ligjit që tashmë 20 vjet nuk ka pësuar ndryshime. Siç tha Janevska, deputetët e BDI-së duhet të gjejnë forcë për ta kapërcyer këtë gjendje politike.
“Në këtë moment asgjë tjetër nuk diskutohet përveç himnit që nuk është lëndë për diskutim. Mund të them se është kompliment për Ministrinë e Arsimit që nuk është gjetur mangësi tjetër por sërish vlerësoj se është jashtëzakonisht e paarsyeshme ndalimi i ligjit për arsimin e mesëm i cili nuk është ndryshuar më shumë se 20 vjet, të mos mund të zbatohen ndryshimet që vendi i pret minimum shtatë vjet ose më shumë për shkak të një diskutimi të tillë. Shpresoj që deputetët e BDI-së do të gjejnë forcën për të kapërcyer situatën politike ose për ata vlerën politike të një farë lloji, e cila është de facto dhe jo vlerë, do të mbledhin forcën për ta miratuar ligjin pas leximit të dytë, natyrisht”, deklaroi Vesna Janevska, ministre e Arsimit. /Alsat.mk